Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
04 May 2026
Vizion fokus

SHBA në bisedime me Iranin, Witkoff: Po diskutojmë për...

Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania:...

Berisha reagon për aksidentin e rëndë në Durrës: Një...

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në...

Kredia e bashkisë për të pastrehët, dy detajet që...

Nëse keni mbi 250 punëtorë, jeni biznes që nuk...

Dyfisho ndërmarrjen tënde, çfarë parashikon skema më e re...

Aksidenti në Durrës, reagon Rama: Tragjedi e pangushëllueshme! Zoti...

Tragjedia në Durrës, Begaj: I tronditur për aksidentin e...

Aksident tragjik në Turqi, përmbyset autobusi, katër viktima dhe...

Ministri Mete me zyrtarët e lartë të BB dhe FMN në takimet vjetore, ekonomia shqiptare tregoi rezistencë të kënaqshme, iu kthye shpejt rritjes ekonomike

12 Tetor 17:00

Këtë javë zhvillohen takimet Vjetore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që po mbahen në Marrakesh, Marok. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete kryeson delegacionin e përbashkët me Bankën e Shqipërisë.

 

Ministri është duke zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në fokus të takimeve janë situata më e fundit ekonomike dhe parashikimet për vitin e ardhshëm; progresi i reformave strukturore; konsolidimi fiskal, si edhe projektet e mbështetjeve financiare dhe asistencës teknike.

 

Në këto takime Ministri Mete vlerësoi përmirësimin e fundit të parashikimeve të rritjes ekonomike nga FMN dhe Banka Botërore. Z. Mete theksoi se ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme të viteve të fundit dhe po përjeton rimëkëmbje të shpejtë. Shqipëria është një nga vendet e pakta që është rikthyer në një kohë relativisht të shkurtër në ritmet e rritjes të para periudhës së pandemisë.

 

Papunësia ka arritur një nivel historikisht të ulët me pjesëmarrjen e fuqisë punëtore tani të krahasueshme me ekonomitë e përparuara. Borxhi publik është rikthyer gjithashtu në nivelin e para krizës. Stabiliteti makroekonomik është reflektuar edhe në përmirësimin e ekuilibrit të huaj dhe inflacionit që tashmë është sa gjysma e një viti më parë dhe më i ulët se shumë vende të tjera evropiane.

 

Përparimet në procesin e integrimit në BE janë një shtytje e rëndësishme për thellimin e mëtejshëm të reformave strukturore. Këto reforma, përfshirë dhe reformat e menaxhimit të financave publike, kanë pasur progres edhe falë mbështetjes së dhënë nga FMN dhe BB – theksoi ndër të tjera Ministri Mete.

 

Takimet Vjetore të BB dhe FMN, që zhvillohen deri në 15 tetor, mbledhin bashkë ministrat e financave dhe ekonomisë, guvernatorë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile dhe akademikë për të diskutuar çështje me rëndësi botërore, si perspektiva ekonomike, zhdukja e varfërisë, ndryshimet klimatike dhe ndërmarrja e reformave në funksion të zhvillimit ekonomik.

 

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
Banka Botërore Ervin Mete FMN

Nga e njëjta kategori

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici: Më vrisni, nuk meritoj të jetoj!

më shumë...

Kredia e bashkisë për të pastrehët, dy detajet që ju skualifikojnë nga programi

më shumë...

Nëse keni mbi 250 punëtorë, jeni biznes që nuk përfitoni nga garancia shtetërore

më shumë...

Dyfisho ndërmarrjen tënde, çfarë parashikon skema më e re e qeverisë?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:12

SHBA në bisedime me Iranin, Witkoff: Po...

10:22

Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane...

9:44

Berisha reagon për aksidentin e rëndë në...

9:11

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi...

8:42

Kredia e bashkisë për të pastrehët, dy...

8:27

Nëse keni mbi 250 punëtorë, jeni biznes...

8:00

Dyfisho ndërmarrjen tënde, çfarë parashikon skema më...

7:39

Aksidenti në Durrës, reagon Rama: Tragjedi e...

7:31

Tragjedia në Durrës, Begaj: I tronditur për...

6:50

Aksident tragjik në Turqi, përmbyset autobusi, katër...

6:45

Tjetër ngjarje e rëndë në Durrës, turisti...

6:33

Sulmohet një anije që transportonte mallra me...

6:22

Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve...

6:06

Natë e përgjakshme në Ukrainë, shkon në...

5:51

Përplasjet e Trump me Papa Leonin XIV,...

5:13

Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin,...

4:32

Agjenda/ Rama drejt Armenisë, merr pjesë në...

4:01

Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa...

3:27

Përplasi për vdekje dy të miturit në...

3:02

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin...

Më të klikuarat

  • Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici:...
  • Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet shof...
  • Aksidenti në Durrës, reagon Rama: Tragjedi e pangushëllueshm...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.