Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli në aktivitetin ku u prezantua shtimi i flotës së Policisë së Shtetit  me 134 mjete të reja.

 

Lleshaj tha se gjatë këtyre ditëve që ka marrë drejtimin e kësaj ministrie ka vizituar pothuajse të gjitha qarqet e vendit dhe për të parë nga afër gjendjen dhe nevojat e strukturave të Policisë së Shtetit në qendër dhe atyre në bazë.

 

Ministri shtoi se rritja e kapaciteteve levizese për uniformat blu me 134 autovetura dhe 30 motoçikletash është vetëm një paketë e radhës në kuadër të një programi të gjerë modernizmi të Qeverisë shqiptare për Policinë e Shtetit, ku përfshihen sisteme të shumta, të cilat do të komplementojnë, mbështesin dhe lehtësojnë punën e strukturave policore në përmbushje të misionit.

 

Lleshaj pohoi se në raport me numrin e popullsisë, Shqipëria ka sot një trupë policore të vogël në numër, krahasuar edhe me vende të tjera europiane.

 

Sipas tij, ky fakt e bën të detyrueshëm modernizimin, rritjen e kapaciteteve, pajisjen me mjete dhe teknologji bashkëkohore, trajnimin e  vazhdueshëm dhe rritjen e kapaciteteve profesionale.

 

Sipas ministrit Lleshaj kjo është mënyra e duhur për të kultivuar një forcë policore të aftë të përballojë sfidat e kriminalitetit, në të gjitha format komplekse dhe të sofistikuara të shfaqjes së tij në ditët e sotme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *