Subscribe

Në cilësinë e kryesuesit të radhës së OSBE, kryeministri Rama po mban fjalën përmbyllëse në Ministerialin e kësaj organizate.

 

Ai e konsideroi rrugëtimin e kryesisë në OSBE të jashtëzakonshëm dhe sfidues për një vend si Shqipëria.

 

Pavarësisht experiencës jo shumë të madhe në këto nivele të diplomacisë botërore, theksoi kreu i qeverisë, Shqipëria arriti t’ia dilte me sukses.

 

“Gjithçka ishte kundër nesh, krizë përmbi krizë, por nuk hoqëm dorë. Pandemia COVID na pengoi rrugën, por ne ia dolëm Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër. Ky ishte një vit tejet sfidues por Shqipëria pati një debutim dinjitoz në krye të OSBE”, tha Rama.

 

Më tej, kryeministri nënvizoi se Shqipëria është e përkushtuar për t’u bërë pjesë e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *