Partia Demokratike pak ditë më parë ka bërë publike parimet mbi të cilat do të ndryshohet ligji antimafia për të konfiskuar pasurinë e bizneseve dhe të zyrtareve publike qe kane firmosur kontrata korruptive.

 

Në një panel të ftuarish në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla, kanë diskutuar në lidhje me opinionet më të fundit në lidhje me platformën e antikorrupsion, një nismë kjo e ndërmarrë nga Partia Demokratike.

 

Deputeti i Partisë Demokratike Florjon Mima, në fjalën e tij në Real Story është shpehur se në gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë nga qeverisja prej 6 vitesh e Rilindjes, PD ka pasur kurajon te shoh realitetin ne sy. Sipas tij tashmë përballë kësaj panorame PD, kishte vetëm dy mundësi, ose te rrinte ne heshtje perpara situates, ose te reagonte keshtu siç ka berë.

 

 “Platforma është e përbërë nga katër shtylla kryesore. E para është çlirimi i politikës nga krimi, vijim i dekriminalizimit të dikurshëm, shtyllla e katër është kjo për të cilën ne do të flasim sot çlirimi i ekonomisë nga oligarkia, korrupsioni dhe klientelizmindërsa shtylla e dytë çlirimi i drejtësisë nga vargojnë e politikes, dhe clirimi i zgjedhjeve nga kapja politike do të bëhen prezent në ditët në vijim kjo është një platform e stërmadhe dhe unë gjykoj se në këtë moment histotik për vendin PD ka pasur kurajon ta shohë realitetin në  sy. Ajo kishte dy rrugë të heshte konformohej me ketë realitet të zymtë të frikshëm ku e ka sjellë vendin rilindja prej gati 6 vitesh në pushtet apo të bënte një hap përpara dhe të thoshte unë nuk mund të vazhdoj të qeveris më kështu. Shqipëria ka nevoj për një divorc të menjëhershëm total rrënjësor në të gjithat kolonat po fokusin do e vëmë te ekonomia.”

 

Ndër të tjera Mima ka theksuar se në Shqipëri çdo gjë është e lidhur me politiken, dhe nëse nuk ke lidhje me qeverine është e pamundur të bësh biznes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *