Kanë kaluar katër vjet që nga publikimi i hitit “Wrecking ball” që shënoi fazën e parë të çmendurisë së Miley Cyrus.

 

 

Kënga pati një sukses të madh dhe bëri aq shumë zhurmë saqë është e pamundur që të harrohet edhe pas kaq shumë kohe.

 

 

Telashet për Mileyn kanë filluar tani  që i është rikthyer normalitetit dhe e përjeton shumë keq “famën e keqe” të këngës.

 

 

E ftuar në Zang Sang Show, ajo ka pranuar se sado të përpiqet, në sytë e të gjithëve do të ngelet sërish vajza e zhveshur  në majë të topit.

 

 

Madje 24 vjeçarja ka shtuar se kjo skenë i del edhe në ëndërr, duke u bërë makthi i saj më i keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *