35 milion euro plus bonuse shpenzoi Milani për të blerë nga Genoa, Krzysztof Piatek.

 

Talenti polak mbylli me sukses vizitat mjekësore tek kuqezinjte dhe më pas iu drejtua “Casa Milan” për të firmosur edhe kontratën deri në vitin 2023 nga e cila do të përfitojë 2 milion euro në sezon.

 

Piatek edhe kur hyri por edhe kur doli nga klinika “ La Madonnina” u kujdes të përshendente tifozët e Milanit.

 

Bomber polak zëvëndëson kështu Higuain, aventura e të cilit me kuqezinjte zgjati vetëm pak muaj.

 

Ai pritet të jetë titullar tek skuadra e Gatussos me shpresën se do të bëjë atë që la tek Genoa ku shënoi 13 gola.

 

23 vjecari do te jete I gatshem qe ne duelin e radhes ne “ San Siro” kunder Napolit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *