Shtetet e mëdha europiane vijojnë të kenë shifra të rënda sa I takon viktimave nga Covid 19.

Nëse Britani e Madhe ka kapur pikun këtë të mërkurë me 938 të vdekur dhe Italia vijon të ketë një mestare viktimash mes 550-650 nga dita në ditë, edhe vendet e tjera të rëndësishme të Unionit po vuajnë shumë.

Kështu Spanja nuk po arrin dot të marrë frymë nga ritmi I përhapjes së Covid 19 dhe nga numri I viktimave.

Këtë të shtunë në Spanjë kemi pasur 628 të vdekur, shifër që e con totalin e viktimave në këtë vend në 14 mijë e 673.

Në Spanjë janë 147 të infektuar deri më tani, 5 mijë prej të cilave janë shtuar vetëm gjatë kësaj të mërkure. Shqetësim I madh në këtë vend është edhe numri I lartë I pacienteve që janë në gjëndje kritike, mbi 7 mijë.

Në Francë në 24 orët e fundit kemi pasur 541 viktima dhe totali I të vdekurve nga koronavirusi në këtë vend ka shkuar në 10 mijë e 869.

Numri I të infektuarve sot është rritur me rreth 4 mijë dhe ka shkuar tanimë në 113 mijë. Edhe në Francë ka mbi 7 mijë njerez që janë në gjëndje shumë të rëndë.

Edhe në Gjermani e mërkura llogaritet si ditet me mesatare me te lartë të vdekjeve nga Covid 19.

176 persona humben jetën duke e cuar shifren e viktimave ne total 2192, gjithsesi shumë larg mesatares se vendeve te tjera. Por Gjermania ka numër të madh të prekurish,111 mijë.

Belgjika ka pasur 204 viktima këtë të mërkurë, Holanda 147, Zvicra 74, Turqia 87 viktima, Austria 30 të vdekur, Suedia 96, Irlanda 25 dhe Portugalia 35.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *