Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta nuk ka përjashtuar asnjë nismë apo ndryshim në kodin zgjedhor që do t’i shërbente përmirësimit të klimës në vend. Meta në daljen e tij para mediave shprehu edhe pakënaqësi ndaj opozitës, duke thënë se ajo me axhendën e saj po i bën dëm jo vetëm vendit por edhe vetë opozitës. Ndërsa përsa i përket çështjes se presidentit, Meta tha se mazhoranca i ka numrat për ta zgjedhur edhe vetë, por ajo ka shprehur vullnetin për ti qëndruar traditës, zgjedhjes së presidentit me një proces gjithëpërfshirës.

 

Për qëndrimin e opozitës

Është për të ardhur keq që opozita barazon dialogun me ultimatumin. Ju i dini përpjekjet e bërë nga unë në të dy pozicionet si kryetar i parlamentit dhe si kryetar i LSI. Janë bërë disa përpjeke edhe më parë nga ana e mazhorancën për të krijuar një frymë mirëkuptimi dhe besimi. Opozita ka një axhendë të saj të saj që nuk po i shërben as përmirësimit të klimës dhe as vetë opozitës. Përfshirja e saj do të bënte të mundur jo vetëm garantimin dhe standarteve por edhe mundësi për votuesit. Jemi duke pritur PD-në në këtë proces. Mendoj se Partisë Demokratike i janë bërë mjaft oferta. Ajo duhet të tregojë vullnet. Qeveria teknike nuk është diçka që mund të përcaktohet në mënyrë të njëanshme.

 

Për Kodin Zgjedhor

Ky është një kod i mohuar që në fillimin e tij. Të gjitha krizat e 10 vieteve të fundit janë pasojë e këtij kodi të bërë në erresirë. Ne do bëjmë përpjekje maksimale për të garantuar qytetarët për votën e tyre. Ne si LSI kemi dhënë kontributin tonë për zgjidhjen e kësaj krize, parakrize do thoja, dhe do donim që të gjitha forcat të bëjnë këtë gjë, në mënyrë që të shmangim gjithçka tjetër jo të mirë që mund të sjellë kjo situatë. Ky kod zgjedhor nuk ka provuar që t’u japë shqiptarëve demokracinë që meritojnë dhe demokracinë që duhet dhe po e çon vendin sa në një krizë në një tjetër. Ne nuk duam ta bëjmë ndryshimin e kodit pa opozitën. Nuk duhet përjashtuar asgjë që i shërben transparencës.

 

Për zgjedhjen e presidentit

Mazhoranca është ende duke menduar për një president konsensual pavarësisht se i kemi numrat. Ne duam që këtë proces ta kryejmë me opozitën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *