Presidenti Ilir Meta i ka artikuluar edhe ne Greqisht “vijat e kuqe” për marrëveshjen e re te detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ne një interviste për gazetën “To Vima” kreu i shtetit ka ripërsëritur se askush ne Shqipëri nuk mund te dal mbi këtë vendim.

 

“Vendimi i vitit 2010 i Gjykatës Kushtetuese, që e shpalli NUL marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar, jo vetëm që argumentonte pse marrëveshja e vjetër ishte e papranueshme nga ana kushtetuese, por vinte edhe piketat për një marrëveshje të ardhshme. Këto piketa tregonin institucionet, hapat, procedurat dhe metodologjinë që mund të implementohej nëse do të negociohej një marrëveshje e re. Askush nuk mund t’i anashkalojë këto hapa. Nëse një prej këtyre elementëve anashkalohet, injorohet, shmanget ose ndryshohet, nga çdo institucion, para ose gjatë negociatave, është një shkelje e Kushtetutës. Në të njëjtën kohë, çdo marrëveshje e re që nuk respekton “vijat e kuqe” mund të mos pranohet nga Kushtetuesja. Ju siguroj se, pala shqiptare, përfshirë Presidentin e Republikës dhe institucionet e tjera, do të hyjnë në këtë dialog me vendosmërinë për të arritur një marrëveshje finale”.

 

Presidenti Meta është pyetur dhe mbi heqjen e ligjit te luftës, te cilin e ka cilësuar si një nonsens politik dhe paradoks, duke shtuar se heqja e këtij ligji është një akt pjekurie politike për Greqinë. Gjithashtu, kreu i shtetit është ndalur dhe tek çështja çame.

 

“Shqipëria dhe Greqia duhet të shpalosin pikëpamjet e tyre në mënyrë të hapur dhe të vazhdojnë një dialog të sinqertë, përfshirë Çështjen Çame. Kemi rënë dakord deri tani që për këtë çështje kemi pikëpamje të ndryshme, por kjo nuk duhet të ndalojë përpjekjet graduale për të arritur një marrëveshje të përbashkët dhe një zgjidhje për këtë çështje. Kjo gjë kërkon gjakftohtësi dhe një klimë pozitive besimi, në mënyrë që të përballemi me të shkuarën dhe të ardhmen e përbashkët në Europë”.

 

Presidenti Meta është pyetur dhe lidhur me pronat e minoritetit ne Himare, por ka theksuar se problemi i pronave është një sfide për te gjithë Shqipërinë dhe nuk është aspak një politike diskriminuese ndaj minoritetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *