Pas nismës së qeverisë për të rimbursuar ilaçet për të infektuarit, presidenti Ilir Meta kërkon trajtim financiar për mjekët e infermierët.

 

Sipas kreut të shtetit, ata ndodhen në një rrezik të vazhdueshëm infektimi për shkak të detyrës që kanë.

 

Meta tha në “Facebook” se jetët e humbura në radhët e bluazve të bardha tregojnë se nuk ka më kohë për të humbur.

 

“Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti. Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme. Koha për të vepruar nuk pret më.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *