Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të shtetit që të tregohen të kujdesshëm se çfarë shkresash firmosin.

 

Në një postim në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë këshilloi punonjësit e administratës që të mos e lejojnë veten të përdoren si bedela, pasi sipas tij do marrin veten në qafë.

 

Sipas Metës, në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji.

 

U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të jenë shumë të kujdesshëm, të mos përdoren si bedela për të firmosur shkresa dhe akte të paligjshme sepse do të marrin më qafë veten e tyre!

Në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji!”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *