Subscribe

Presidenti Meta priti në një takim Komisionerin e ri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Kreu i Shtetit uroi Komisionerin Varhelyi për detyrën e re, dhe vlerësoi angazhimin e tij për përparimin e Shqipërisë dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE.

Meta shprehu mirënjohjen ndaj Komisionit dhe vendeve anëtare për organizimin e konferencës së donatorëve në 17 shkurt në Bruksel dhe akordimin e ndihmës së 15 milion eurove, pas tërmetit të nëntorit që goditi Shqipërinë.

Presidenti theksoi se integrimi europian mbetet projekti më i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë, dhe se përmbushja sa më parë e 9 kushteve të Bundestagut është rruga më e shpejtë për çeljen dhe përparimin e negociatave të anëtarësimit me BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *