Presidenti Ilir Meta reagoi në rrjetet sociale pas lajmit për ndarjen nga jeta t ëish-deputetit të PS, Niko Faberi.

Meta vlerësoi figurën e tij dhe shprehu ngushëllime për familjarët. Sipas kreut të shtetit, Faberi kishte vlera.

“Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber. Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar. Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar. Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike. I përjetshëm kujtimi i Tij!”

Niko Faberi, që ka përfaqësuar PS në qarkun e Korçës, ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare pas një ataku kardiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *