Subscribe

Ilir Meta lëshoi akuza të forta nga Kucova kundrejt kryeministrit Rama.

 

Përmes një takimi me strukturat e Partisë së Lirisë, Meta e akuzoi Ramën se është I kapur nga mafia ndërkombëtare.

 

Sipas tij, qeveria ka fonde për trë ndihmuar kategorite e ndryshme sociale, por mendon vetëm të vjedhë.

 

Ish-Presidenti shtoi se edhe 7 koncensionet e planifikuara me buxhet 1 miliard euro, janë një plan për të vjedhur para publike.

 

Ajo që I munfon më shumë shqiptarëve, tha Meta, është liria dhe kjo është arsyeja sipas tij pse vendi po shpopullohet.

 

Eshte koha te bashkohemi te gjithe pa dallime partiake dhe politike. Sot ka vetem nje ndarje esenciale dhe thelbesore midis shqiptareve dhe patronazhisteve. Bomba berthamore tashmë ka rënë në Shqiperi, dhe ai është kryeministri i papërgjegjshëm. Ne do te jemi ne krye te betejes per te kthyer dinjitetin ne vend. Mesuesit ne Shqiperi jane me te keqpaguarit. Pedagoget ne Shqiperi po kerkojne thjesht te paguhen sa ata te Kosoves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *