Presidenti Ilir Meta doli sërish në një deklaratë për mediat, për të kërkuar hetim për vrasjen në Elbasan.

 

Këtë herë, ai i drejtoi pesë pyetje drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, për të cilin thotë se është në konflikt interesi sepse i vëllai kandidon për deputet për PS.

 

  1. “Pse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të PD, dërguar për kompetencë SPAK? Pse Bardhi u thërrit për t’u pyetur më datën 30 prill?
  2. Si mund të ndihmojnë këto veporime hetimore kaq të ngadalta kundër krimeve zgjedhore?
  3. Pse duhet që Gazment Bardhi të paraqitet më 30 prill dhe jo urgjentisht?
  4. Pse duhet kjo vonesë kaq e madhe? A kandidon për deputet në këto zgjedhje vëllai juaj Besian Ajazi? A ndiheni ju në konflikt të pastër interesi? A keni vlerësuar ndonjëherë të dorëhiqeni apo të kërkoni transferimin?
  5. A ju vret ndopak ndërgjegja ju prokurorë që ndodhi përplasja me armë?”

 

Ilir Meta tha se e vërteta duhet të zbardhet në orët në vijim dhe jo pas zgjedhjeve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *