Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim kryetaren e OSBE-së, Ann Linde.

 

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se i ka shprehur mirënjohjen Suedisë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin evropian.

 

“Kënaqësi të takohesha me Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Zonjën Ann Linde, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë. Vlerësova kryesinë suedeze të OSBE-së, rolin, përpjekjet dhe angazhimin me synim krijimin e një rajoni më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë, si dhe e sigurova për mbështetjen e Shqipërisë në çështjet e multilateralizmit dhe prioritetet e kryesisë aktuale. E falënderova për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në atë dypalësh, veçanërisht nëpërmjet projekteve të ndryshme zhvillimore për demokracinë dhe institucionet e pavarura në vendin tonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *