Subscribe

Presidenti Ilir Meta e konsideroi një stërvitje me rëndësi për Shqipërinë stërvitjen ushtarake “Defender 21”.

 

Kreu i shtetit tha gjatë aktivitetit të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” se përmes kësaj stërvitjeje do të rriten aftësitë e trupave tona të armatosura.

 

Ai falënderoi SHBA-në dhe vendet e tjera aleate për kontributin e tyre.

 

“Është kënaqësi e veçantë që të jemi të gjithë së bashku në këtë shesh, që mban emrin e shenjtores së madhe Nënë Tereza. Operacionet tona ka qenë të suksesshme. Kjo stërvitje është tepër e rëndësishme për vendin tonë. Shkëmbimi i eksperiencës nga Forcat tona të Armatosura dhe trupave Amerikane do i shërbejë rritjes së aftësive të trupave tona. Ne kemi shpalosur mikpritjen dhe besnikërinë tonë tradicionale. Kjo stërvitje do të vijojë të jetë e suksesshme. Shpreh falënderimet për kontributin e SHBA-ve dhe vendeve të tjera aleate, që zgjodhën vendin tonë si vendi pritës. Si vend anëtar i NATO-s, jemi krenarë. NATO është aleancë e madhe për popullin shqiptar. Në përfundim dua të përgëzoj Forcat tona të Armatosura, për profesionalizmin e treguar, e kanë shërbyer me gatishmëri, për t’u përgjigjur situatave dhe detyrave që burojnë nga Kushtetuta, por edhe aleanca jonë e NATO-s, faleminderit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *