Presidenti i vendit Ilir Meta, vazhdon postimet  në rrjetin  social facebook  ku fton qytetarët t’i bashkohen thirrjes  për të protestuar në 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mes të tjerash ai i bëri thirrje shqiptarëve që të bëhën bashkë për Kushtetutën dhe Shqipërinë, për ti thënë sipas tij, jo grushtit të shtetit dhe shpopullimit të vendit.

Ai I kerkon shqiptarëve që të vinë në Bulevard me flamuj kuq e zi.

Shkrimin, Meta e shoqëron me momentin që u betua sipër Kushtetutës në Kuvend ditën që u zgjodh President, të cilën e quan foto e jetës.

 

Të dashur qytetarë!

Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:

PËR KUSHTETUTËN!

PËR SHQIPËRINË!

JO GRUSHTIT TË SHTETIT!

JO SHPOPULLIMIT!

TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!

Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:

LIRI DEMOKRACI!

E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!

Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! ??

Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *