Subscribe

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta gjykon se 25 qershori është momenti i Lëvizjes Socialiste per Integrim, por pavarësisht besimit se partia qe ka drejtuar prej krijimit do te dale force e pare, Meta nuk e përjashton nje koalicion me PD. Ne emisionin “Dritare” ne Vizion Plus, Meta ka deklaruar se ne raport me Ramen, kryetari i PD Basha është me i avantazhuar.

 

“Janë vendime që do ti marri kryesia e LSI-së. Z. Basha e kam thënë edhe më parë ka një avantazh, që nuk ka një lidhje simbiotike me bandat dhe me persona me rekorde kriminale.”

 

Akuzat mes PS dhe LSI gjate kësaj fushate kane qene te ashpra dhe Meta e ka hedhur poshtë idenë se te gjithë këto janë show politik.

 

“Për të qenë të vërtetë duhet pranuar që në fund të ditës, në 26 qershor, mund të thotë që ishin të gjitha batuta fushate. Asgjë nuk është për t’u çuditur. Kush e thotë. Petrit Vasili nuk e thotë kurrë atë. Edi Rama mund ta thotë dhe Petrit Vasili ta pranojë. Në 26 qershor rëndësi ka çfarë thotë Petrit Vasili.”

 

Ilir Meta ka hedhur poshtë edhe idenë e nje koalicioni te madh mes socialisteve dhe demokrateve pas 25 qershorit.

 

Është një koalicion që nuk mund të funksionojë, pa këllqe, pa asnjë lloj integriteti, e natyrisht është koalicion mes njerëzve në garë se kush ta mbaj fjalën më pak se tjetri.”

 

Meta i është kundërpërgjigjur edhe qëndrimeve te prera te Edi Rames dhe Lulzim Bashes se koalicion me LSI nuk do te ketë; duke deklaruar se te dy janë koalicioni i errësirës qe do te humbëse ditën e diele.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *