Subscribe

“Asnjë interes për vendimin e gjykatës Kushtetuese”, kështu u shpreh presidenti Ilir Meta për çështjen e shkarkimit të tij.

 

Ndërsa seanca pritet të zhvillohet në datë 1 shkurt, kreu i shtetit tha se mezi pret që të lë detyrën dhe t’i bashkohet popullit të 2 marsit.

 

ILIR META – PRESIDENT I SHQIPERISE
“Nuk kam asnjë interes se çfarë do të vendosi gjykata Kushtetuese për vendimin e Parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Do të vazhdoj deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe makinat e policisë, sepse mezi po më pret populli i 2 marsit dhe unë mezi po pres t’i jap më të mirën time atij populli të mrekullueshëm. Jini të duruar. Unë do të kthehem te populli i 2 marsit, ata i kanë të gjitha.”

 

Meta u ndal dhe te zgjedhjet e 25 prillit. Ai theksoi se nuk e dha dorëheqjen pasi kryeministri Rama nuk fitoi pasi rezultati ishte paracaktuar.

 

“Nuk ka fituar, ka qenë ndeshje e shitur që pa filluar, e trukuar. S’kam premtim për atë që do të ndodhë më 6 mars, sepse skam marrë pjesë në zgjedhjet e prillit. Në zgjedhjet e para pasi të heq këtë kostum do të më keni në ndeshje të vërteta”.

 

Deklaratat kreu i shtetit i bëri nga Korça, ku vlerësoi me tituj nderi katër artisë të teatrit “Andon Zako Çajupi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *