E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Politikë

Meta: Dialog për teatrin

Presidenti Ilir Meta bëri sot thirrje për më shumë dialog në çështjen e Teatrit Kombëtar. Sipas kreut të shtetit, qeveria duhet të dëgjojë sugjerimet e komunitetit të artistëve për godinën e vjetruar, duke e konsideruar të rëndësishëm këtë debat publik. Pak kohë më parë, Meta ka pritur në presidencë, një përfaqësi te artistëve për të kuptuar zgjidhjet që ofronin vetë aktorët e regjisorët për godinën e Teatrit Kombëtar dhe atë Eksperimental. Ndërkohe, beteja e artistëve vijoi edhe sot në Komisionin e Medias, ku sërish paraqitën pretendimet e tyre për ruajtjen e godinës, si vlerë të trashëgimisë kulturore e historike.

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë