Subscribe

Ndërhyrjet shëndetësore dhe estetike të pretenduara se janë bërë gjatë vitevet të fundit nga ana e  ish presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi janë bërë objekt padie në SPAK.

 

Çifti Meta-Kryemadhi akuzohet se, sëbashku me fëmijët kanë përdorur llogari offshore në shtetin e Qipros, për të paguar shpenzimet e mëdha. Kjo me qëllim fshehjen e të ardhruave si dhe pastrimin e parave të jashtëligjshme.

 

Kallëzimi u depozitua këtë të entje në SPAK, nga avokati Idajet Beqiri. Ai pretendon se referuar karetelave mjekësore familja Meta ka marrë një sërë trajtimesh në kohë të ndryshme pranë një klinike private në San Marino.

 

Avokati vëren se vetëm njëri prej trajtimeve të bëra nga Monika Kryemadhi në këtë spital privat ka kushtuar afërsisht 288 mijë euro. Transferta e pagesës mban datën 4 qershor 2018 dhe ëshë paguar, sipas paditësit, nga nga një bankë offshore e shtetit të Qipros.

 

Po ashtu edhe Ilir Meta në vitin 2013-2014, thuhet në kallëzim, ka bërë një ndëryrje kriurgjikale për t’u dobësuar në spitalin e Vjenës, por nuk ka deklaruar asnjë shpenzim për këtë fakt në deklaratat periodike të ILDKPI, e për këtë arsye ngrihet dyshimi se ky trajtim mjekësor mund të jetë paguar me të njëjtën mënyrë.

 

Trajtime të shtrenjta estetike kanë bërë dhe fëmijët e çiftit Meta-Kryemadhi, ku për secilin prej tyre avokati ka paraqitur në SPAK edhe fotografi për të pasqyruar se se ka ndryshuar pamja e tyre gjatë viteve të fundit.

 

Avokati Idajet Beqiri kërkon nga SPAK fillimin e procedimit penal dhe kryerjen e hetimeve ndaj familjes Meta për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Korrupsion i  funksionarëve të lartë shtetëror” “deklarim i rremë i pasurive”,, korrupsion  si dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *