E martë, 27 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekpozuarit Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta dhe Berisha aleatë jo vetëm kundër Ramës, të dy edhe kundër SPAK

Nga Pranvera Borakaj

Një vit më parë, Berisha dhe Meta u bënë bashkë duke propoganduar me të madhe, se vetëm ata të dy, padrinot e politikës shqiptare kishin mundësi të thyenin perandorinë mbi 10-vjeçare të Edi Ramës në Shqipëri!

Reklamë

Rezultati tregoi që nuk ja dolën, madje përtej çdo argumenti, morën rezultatin më të keq të mundshëm.

Nëse ishte fuqia e Ramës, manipulimi i rezultatit, përdorimi dhe vjedhja e votës, lodhja e njerëzve nga politika 30-vjeçare e Metës dhe Berishës, kjo është një analizë që duhet ta bëjnë protagonistët kryesorë.

Reklamë

Ajo që mund të themi është që pas atij momenti, ditët e mira për Berishën dhe Metën nuk po duken.

Lideri i demokratëve  po e bën politikën nga dritarja e shtëpisë ku vuan arrestin, ndërsa Meta duket se i ka hapur luftë gati të gjithëve.

Pyetja që i lind kujtdo në këtë moment është “Përse tani?”

Edhe pse deklaron të kundërtën, a po i trembet Ilir Meta ndonjë arresti të mundshëm apo po përpiqet të mbrojë partinë nga arrestime të supozuara brenda Partisë së Lirisë?

A është reale beteja brenda mureve të asaj force politike apo po shitet si e tillë?

Nëse ka vërtet një konflik, përse ai duhet të shpërthente në këtë momente?

Çfarë do të arrijë Ilir Meta me sjelljen e tij herë si tarzan e herë si spiderman, herë si super sportist e herë ai politikan që nuk kursen askënd në deklarata!

A nuk është e çuditshme, që dy aleatët që u betuan të largonin Edi Ramën, po e gjejnë armikun brenda familjeve të tyre politike e jo vetëm?

Sa i leverdis një sjellje e tille opozitës, vetëm një vit para zgjedhjeve te ardhshme, ku Rama dhe pse me qindra skandale, shkon i qetë dhe i sigurt tashmë dhe para Metës, Berishës, Bashës, e kujtdo tjetër?

Nga ana tjetër “A po përpiqet drejtësia të përcaktojë klasën politike në Shqipëri, apo ky është realisht fundi i pandëshkueshmërisë.

Por për ta besuar këtë do duhet realisht të shikojmë që ajo pret pa mëshire majtas e djathtas.

Por derisa kjo ditë do të vijë, nëse do të vijë, nuk do habitemi nga prapaskenat që do luhen apo nga shpërthimet që do duken.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë