Subscribe

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar për te dytën here Gjykatës Kushtetuese kundër prishjes se Teatrit Kombëtar.

Ne një konference për mediat kryetari i shtetit Meta sqaroi  arsyet pse kërkon shpalljen antikushtetues te vendimit te qeverise për kalimin e teatrit ne varësi te Bashkisë se Tiranës.

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

Ky vendim i Këshillit të Ministrave vazhdon të bartë qëllimin antikushtetues për cenimin e pasurive prone publike që janë të lidhura ngushtësisht me trashëgiminë kulturore kombëtare dhe identitetin kombëtar.

Presidenti është shprehur kundër kalimit ne varësi te pushtetit lokal te godinës se Teatrit Kombëtar.

Juridiksioni i Bashkisë Tiranë për të vendosur për “Teatrin Kombëtar”, është i kufizuar. Për një pasuri të tillë publike, pronësia duhet të qëndrojë në emër të Republikës së Shqipërisë.

Per me teper kryetari i shtetit ka prezantuar edhe konceptin se vendimarrja ne te tilla raste u takon qytetareve.

Sovraniteti për çështjet të tilla duhet t`u takojë të gjithë qytetarëve dhe përderisa ky unitet mishërohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në parimet themelore të parashikuara prej saj, atëherë i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur përfundimisht mbi këtë çështje dhe asnjë institucioni tjetër.

Por ne kushtet kur gjykata nuk ka kuorum, presidenti ka paralajmëruar ashpër për çdo veprim kundër teatrit.

Nëse Teatri Kombëtar do të cenohej si godinë para vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese për çështjet e paraqitura nga Presidenti i Republikës, atëherë pasojat do të ishin të parikuperueshme.

Meta ka sulmuar drejtpërdrejte edhe kreun e bashkisë se Tiranës Veliaj ne lidhje me Teatrin Kombëtar.

Sa i takon ndonjë karagjozi që dëshiron të bëjë prova force me presidentin, ta ketë të qartë se presidenti do të bëjë detyrën e tij pa rënë në provokime banale. Europa nuk është euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *