Subscribe

Ilir Meta i ka ashpërsuar tonet ndaj Kryeministrit Edi Rama.

 

Në mbledhjen e parë të Komitetit Organizative të Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se kreu i qeverise është i pamëshirshëm në vjedhje.

 

“Është i pamëshirshëm në vjedhje, vetëm tendera sekret për të vjedhur. Shikoni sa ka marë një familje shqiptare gjatë pandemisë. Shikoni çfarë i ka bërë Bujqësisë, u gëzova në 2017 kur iku LSI-së, se mbase do e mbështeste bujqësinë se kishte një nga të vetët, por më dramë. Përgjysmuar numri i bagëtive. Nëse nuk mbështeste bujqësinë, agrobiznesin, turizmin si do të rrinë shqiptarët këtu. Mendoni se është i paaftë, jo është i pacipë, nuk është i paaftë. T ë vjedhë firmat e kartat e identitetit të shqiptarëve është i aftë ai. Për turizmin dhe bujqësisë të investojë, është piktor ai.

 

Meta shtoi më tej se beteja e “Stalingradit” për të shpëtuar Shqipërinë ka filluar.

 

Kjo eshte nje beteje per lirine e cdo shqiptari, deklaroi më tej Ilir Meta, dhe garancia sipas tij e vetme është Referendumi.

 

Ish-presidenti Meta garantoi se do tiu merret pushteti hajduteve .

 

 Do t’i cojme ne burg dhe do t’ju merren te gjitha leket qe kane vjedhur. Na jepni fuqi, t’ju japim llogari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *