Subscribe

Në prag të mbylljes së shkollave para pushimeve të fundvitit, opozita ka akuzuar qeverinë se dështoi të siguronte kushtet minimale për ruajtjen e shëndetit të mësuesve e nxënësve.

 

Anëtarja e kryesisë së PD Albana Vokshi, ka deklaruar se rihapja e shkollave tregoi se qeveria nuk kishte asnjë plan për arsimin.

 

ALBANA VOKSHI

ANETARE E KRYESISE, PD

“Zero lekë për të përballuar pandeminë në arsim, sepse zero është shqetësimi i Edi Ramës për shkollat. Zero lekë për mësimin online. Megjithëse kishin 9 muaj në dispozicion për të ndërtuar një platformë online dhe për të siguruar akses në këtë platformë nga të gjithë nxënësit dhe mësuesit, asgjë nuk ndodhi.Edi Rama dështoi sërish, edhe me mësimin online.  Platforma nuk funksionoi asnjë ditë dhe mijëra fëmijë i marrin mësimet akoma me whatsapp dhe zoom.”

 

Sipas opozitës këtë vit nxënësit nuk kanë mundur të zhvillojnë mësime cilësore.

 

 

“Për shkak të një kryeministri të dështuar dhe të paaftë, që nuk e ka prioritet arsimin, në Shqipëri po rritet një brez COVID. Dhe një brez analfabetësh funksionalë, që është rritur me përmasa të rrezikshme, mbi 60%.”

 

Opozita për të mbështetur akuzat e saj për dështimin e qeverisë në fushën e mësimdhënies online sjell edhe të dhënat e bankës botërore, sipas së cilës; në qytet mbi 60 përqind e familjeve nuk kanë një kompjuter apo laptop, ndërsa në fshat janë mbi 80 përqind e familjeve pa një pajisje që mundëson mësim normal online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *