Komiteti Teknik i Eksperteve kerkon mbylljen e universiteteve dhe zhvillimin e mesmimit vetem online te pakten per nje muaj. Ky hap vjen pas rendimit te situates si pasoje e rritjes se ndjeshme te infektimeve ditore.

 

MIRA RAKACOLLI

KOMITETI TEKNIK I EKPERTEVE

                                                                                                                                                  

“Kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë, pa prezenceë fizike të paktën për muajin e parë të hapjes, duke vlerësuar situatën ne dinamikë. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë.”

 

Gjithashtu komiteti teknik i ekpertëve sygjeron që të bëhët mbyllja e pjeshmë e bareve dhe restoranteve në zonën e ish-bllokut pas orës 22 të mbremjes

 

“Njëkohesisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjatë orëve të natës.”

 

Akti normativ pritet të hyjë në fuqi në ditët në vijim, ndërsa shumë pikëpyetje lindin sa u përket studentëve si për zhvillimin e mësimit online edhe për tarifën e paguar për akomodimin në konvikte.

 

Ndërkohë 1422 testime të kryera gjatë orëve të fundit konfirmuan 275 raste të reja me sars covid 2. Gjashte paciente kane humbur jeten pas komplikacioneve ne dy spitalet.

 

 

Mësimi në universitete online, drejt mbylljes baret në ish-bllok pas orës 22:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *