Subscribe

“Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë.” Kështu e ka nisur urimin e tij për festën e 208 nëntorit, ditës së Falmurit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

 

Me anë të një postimi në facebook, Haradinaj shkruan:

 

“Dita e Flamurit shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nëpër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb” dhe se “në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar”

 

“28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmen e përbashkët në vlerën euro-atlantike, thotë më tej kreu i ekzekutivit kosovar, duke përfunduar me fjalinë: “Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë”, përfundon urimin e tij kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj.

 

Në kuadër të festimeve në Kosovë në kuadër të festës së 28 nëntorit, do të mbahen homazhe nga kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli  dhe figura të tjera shtetërore e qytetarë në Kullën e Isa Boletinit dhe varrezat e dëshmorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *