Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis marshimi në...

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë, zbulojnë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se përdorej nga...

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

MESAZHET/ Zbardhet biseda mes Epstein dhe Lajçak: Nuk e dinë si jam në aksion…

1 Shkurt 11:33

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar së fundmi mbi tre milionë dokumente nga dosja e Jeffrey Epstein, financierit të ndjerë amerikan të akuzuar për krime seksuale, duke hedhur dritë mbi kontaktet e tij me figura të njohura politike dhe publike.

Mes emrave të përmendur në dokumentet e publikuara është edhe ai i Miroslav Lajçak, politikan sllovak dhe ish-i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi. Sipas mediave që kanë analizuar materialet, përfshirë gazetën sllovake Dnevnik N, mesazhet e vitit 2018 sugjerojnë një marrëdhënie më të afërt mes Lajçakut dhe Epstein sesa ishte deklaruar më herët.

Dokumentet tregojnë se komunikimi mes tyre nuk kufizohej vetëm në tema politike apo diplomatike, por përfshinte edhe biseda me tone personale dhe shaka, përfshirë referenca për gra dhe udhëtime në qytete si Kievi dhe Moska. Në disa mesazhe të cituara nga mediat, Epstein shfaqet duke bërë komente provokuese, ndërsa Lajçaku përgjigjet me tone ironike.

‘Mos u bë i keq. Nuk e dinë si jam në aksion’, i përgjigjej Lajçakut, sipas gazetës Dnevnik N.

Emri i Lajçakut përmendet qindra herë në dokumente, ndërsa Epstein thuhet se e thërriste shpesh me nofkën “Miro”. Një pjesë e komunikimeve datojnë nga periudha kur Lajçaku ushtronte funksionin e Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe qëndronte shpesh në New York.

Pas publikimit të këtyre dokumenteve, mediat sllovake raportuan se Lajçaku ka dhënë dorëheqjen nga posti i këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë. Megjithatë, ai i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se kurrë nuk ka komunikuar me Epstein për gra dhe se kontaktet e tyre kanë qenë të natyrës profesionale.

Autoritetet amerikane nuk kanë bërë të ditur nëse publikimi i dokumenteve do të pasohet nga hetime të reja ndaj personave të përmendur, ndërsa çështja vazhdon të shkaktojë reagime të shumta në opinionin publik ndërkombëtar.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
epistain lajcak

Nga e njëjta kategori

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në vjeshtë

më shumë...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse të NATO

më shumë...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

më shumë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Pas kritikave për lumin Ibër, Vuçiç i...

11:07

Sekreti për një zemër më të fortë?...

11:01

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të...

10:41

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston...

10:40

Noti dhe humbja e peshës, 7 arsye...

10:18

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

10:11

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis...

9:51

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

9:46

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë...

9:34

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në...

9:19

Situata me zjarret në vend/ Ministria e...

9:01

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se...

8:59

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon...

8:53

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

8:38

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:37

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index...

8:22

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet...

8:11

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:53

Riaktivizohet zjarri në zonën e Zidollit, flakët...

7:49

I shpërtheu tubi i gazit në mjetin...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.