Subscribe

Për pritjen e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel u organizua një ceremoni te Pallati i Brigadave.

 

Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf.

 

Pasi u luajtën himnet kombëtare të të dy vendeve, Merkel dhe Rama u “kyçën” në zyrë në Pallatin e Brigadave.

 

Si rrallë herë, himni i Shqipërisë dhe i Gjermanisë u përcoll ulur nga të dy liderët.

Axhenda e vizitës së Angela Merkel në Tiranë:

 

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *