Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pritje të vendimit final te Këshillit Europian për negociatat.

 

Ndërsa Gjermania ka kërkuar hapjen e bisedimeve duke vendosur kushte, ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i Holandës e Francës për Tiranën.

 

Mazhoranca ka pritshmëri të lartë për 18 tetorin, ndërsa opozita ka paralajmëruar se në rast të një vendimi negativ dështimi do të jetë i Edi Ramës .

ISh-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj nga edicioni qendror në Vizion Plus është shprehur se akoma nuk mund të japë një opinion në lidhje me faktin se do të kemi një “po”, për negociatat pasi sipas saj deklaratat e koheve të fundit nga Holanda janë shumë skeptike dhe të pakuptueshme.

 

Ndër të tjera nga Vision Plus, Mehmetaj është shprehur se opozita ka qenë dhe është gjithmonë e gatshme për të bërë çdo përpjekje në rrugën e integrimit të Shqipërisë.

 

A besoni se këtë herë Këshilli Europian do ti ndezë dritën jeshile Shqipërisë ?

Ky është një vendim që deri ditën e fundit do të jetë i paparashikuar duke marrë  parasysh të gjithë faktorët, deklaratat e ndryshme që vijnë nga përfaqësues të shteteve të ndryshme ajo që kemi aktualisht është një vendim i bundestagut që jep një po për shqiptarët dhe që Shqipëria të ketë në rrugën  e integrimit me disa kushte të shprehura qartë që pa u plotësuar kushtet nuk ka mundësi për hapjen e negociatave. Nga ana tjetër ajo që na shqetëson dhe që duhet të shqetësojë shqiptarët është deklarata e kryeministrit holandez, i cili duke na ndarë qartazi nga Maqedonia e Veriut që kanë një perspektivë më positive për hapjen e negociatave, ishin ende të pavendosur për Shqipërinë duke marrë parasysh narkotrafikun, korrupsionin mungesën e demokracisë dhe kështu me radhe kjo e bën disi skeptike atë që mund të ndodhë me 18 tetor, dhe pse ne presim dhe shpresojmë për një përgjigje positive.

 

Në dokumentin e Këshillit Europian të publikuar sot nga Vizion Plus theksohet së Shqipërisë duhet ti hapen negociatat, por duhet që partitë të tejkalojne krizën. A është gati opozita të ulet ne dialog për hir të hapjes së bisedimeve ?

Unë po flas në emër të partisë që unë përfaqësoj ne kemi parë me vëmendje të gjithë reagimet që kanë ardhur nga palë të ndryshme, përfshire edhe komisionin dhe atë çfarë është sugjeruar dhe sugjerohet komisionit dhe nëse I sheh me vëmendje ato që thuhen, kupton se çështjet kryesore nuk lidhen me faktin se sa është në gjendje të tolerojë apo jo opozita, por me sa jemi ne në gjendje që të ndërtojmë një shtet në bazë të ligjeve dhe të rregullave një shtet me institucione të forta dhe që nuk drejtohet nga bandat dhe nga kriminelet. Kur flitet për Reformën në drejtësi opozita ka bërë çfarë ka pasur në dorë ka dhënë votat dhe tani zbatimi i saj nuk është në dorë të opozitës dhe nuk bën as po as jo opozita, përkundrazi kjo është propagandë që shet përditë Edi Rama. Përsa i takon luftës së narkotrafikut  theksoj se opozita ka denoncuar pafund raste të tilla. Opozita sërish e ka shprehur qartë se ka qenë dhe do të jetë e gatshme edhe me një propozim publik para disa ditësh që është e gatshme që të kalojë çdo pengesë kur bëhet fjalë për integrimin. Ju e keni dëgjuar kryeministrin Rama dhe e keni pa se nga ana e tij nuk ka asnjë vullnet për këtë çështje.

 

Reforma zgjedhore eshte nje nga kushtet kryesore te gjermanise. Opozita duket se beri nje hap por tashme ka vendosur kushte qe refuzohen nga mazhoranca, kush do të tërhiqet ?

 Unë nuk e di se për çfarë kushtet bëhet fjalë, pasi nëse pranon që të ulesh në tavolinë duhet të vish në tavolinë me kushte dhe nëse ato janë të pranueshme atëherë ato nuk mund ti cilësoni më kushte por domosdoshmeri dhe nevojë që palët të arrijnë në një consensus. Opozita ndër të tjera ka thënë se nuk mund të vendosim me ato që kanë qenë palë në krimet zgjedhore dhe këtë nuk e kemi thënë ne por e ka thënë Bundestagu Gjerman në kushtin e 9 të tij ku thuhet se duhet të dënohen krimet elektorale. Ato janë të publikuara nga Bild dhe të publikuara. Reforma duhet të jetë gjithpërfshirëse, duhet të adresojë rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe padyshim dhe çështjen e sistemit, shitblerjen e votës, banditët kriminelët, administratën publike dhe kjo gjë të bëhet me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Rama së fundmi u shpreh se nuk ka nevojë për përkthyes nëse ai dëshiron të flase vetëm me veten dh eta shesë te qytetarët sikur problemin e kanë të të tjerët atëherë përgjegjësia është e tij.

 

Sot presidenca publikoi raportin mbi opinionin e komisionit të Venecia ku vihej re nje doze e madhe kritikash. Po opozita si e lexon qendrimin e venecias per ceshtjen e shkarkimi te presidentit dhe ate te vete kreut te shtetit ?

Unë mendoj se ajo që ne kemi në dorë është ende një draft dhe akoma nuk është një vendim apo document përfundimtar nga Venecia, por edhe nga ai draft që kemi me të gjithë hapësirat teknike dhe dyshimet se si rrodhi ky dokument se si është hartuar datat eetj, por me aq product që ne kemi dhe që thuhet e zeza mbi të bardhë është se presidenti nuk ka bërë shkelje të kushtetutës, pasi asgjëkundi nuk flitet për shkelje të saj nga ana e tij apo të ndonjë ligji tjetër dhe se kjo nuk përbën asnjë pasojë për largimin e tij. Historia e Venecias është një fortunë në gotën e ujit që tentoi të ngrinte Rama dhe mazhoranca për të hequr vëmendjen nga kriza e thellë politike që është në Shqipëri. E thanë qartë të huajt se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë, jo vetëm politike, por ekonomike sociale, dhe nëse kjo nuk adresohet menjëherë pasojat do të jenë të shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *