Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kualifikuar për në fazën tjetër kompaninë që u akuzua nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për manipulim votash në SHBA për të kryer identifikimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për kompaninë “Smartmatic”, e vetmja që ishte në garë.

Frika për manipulimin e zgjedhjeve duket se do të jetë sërish një nga thirrjet e opozitës.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, u shpreh se frika e tij qëndron pikërisht në manipulimin e zgjedhjeve. Sipas tij, të gjitha lëvizjet dhe ndryshimet e fundit që janë bërë, kanë patur si qëllim, asgjë tjetër, veçse manipulimin e këtij procesi.

Fatmir Mediu: Unë nuk kam frikë nga fitorja, unë kam frikë nga manipulimi i zgjedhjeve, që të jem i sinqertë sepse domethënë ndryshimi i Kushtetutës në mënyrë të njëanshme, ndryshimi i Kodi Zgjedhor të gjitha marifetet që bën Rama edhe me emigrantët kanë një qëllim, manipulimin e procesit zgjedhor dhe kjo është e qartë. Unë nuk jam as naiv që të mendoj ndryshe dhe kush mendon që e ka racionle atë që bën Rama, në gjykimin tim është iracional vetë.

Dhe të gjitha veprimet që ka bërë edhe në kufizimet e lirive politike, etj… e ka me ktë qëllim. Rama do të kultivojë frikë, do të kultivojë varfëri, dhunë për të thënë që jam vetem unë, dhe në ktë pikëpamje kërkohet një organizim tjetër. Po e them, në këtë organizim që unë kërkoj, domethënë pa dyshim nuk diskutoj që zoti Basha ka organizim në çdo qendër votimi, edhe kolegët e tjerë duan të kenë në çdo qendër votimi, koordinimi i veprimeve në çdo qendër votimi është i rëndësishem sepse duhet krijuar një trupë opozitare, e cila koordinon mundësinë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për më tepër në qoftë se jemi në një koalicion politik duhet të kemi edhe të njëjtën gjuhë në mesazhin që përcjellim apo në idetë që percjellim, sepse jemi një miksim majtas dhe djathtas. Duhet të kemi një kohezion idesh dhe vizionesh për të ndërtuar dicka së bashku.

Alban Dudushi: Ju jeni vetëm djathtas tek lista e PD-së?

Fatmir Mediu: Shiko, ky është koalicioni elektoral, koalicioni politik është më i gjerë, është me LSI-në dhe me partitë e tjera, dhe në këtë koalicion elektoral ne duhet të shikojmë elementë elektoral, por edhe elementë politik. Unë përpiqem të lexoj, studioj sa të mundem dhe di që në cdo fushatë elektorale duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe vendet e zhvilluara europiane ka ide, individë edhe trupë qeverisëse apo jo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *