Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu akuzoi kryeministrin Edi Rama se po pengon hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Gjatë një takimi me strukturat e PR në njësinë nr. 1 në Tiranë, Mediu deklaroi se Rama nuk po plotëson kushtet e vendosura nga BE.

 

“Kancelarja Merkel, Parlamenti Europian, të gjithë institucionet europiane, thanë që nuk do t`a organizojnë Konferencën për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Është e shtata herë. Edi Rama në vend që të reflektojë dhe të kuptojë se cilat janë kërkesat e Bashkimit Europian, e drejton gishtin karshi Bashkimit Europian, dhe jo vetëm kaq, kërkon të gjejë përgjegjësi brenda Bashkimit Europian dhe për më tepër përpiqet t`i mësojë ata se cilat janë vlerat e vërteta, të një njeriu i cili ka shkatërruar çdo vlerë demokratike, institucionale në Shqipëri. Pra, e gjithë struktura që ka ndërtuar Edi Rama, është një strukturë e cila ka uzurpuar liritë dhe të drejtat tona, dhe po kthehet në një strukturë dhune, dhe këtë dhunë e ka filluar që në vitin 2013 me manipulimin e zgjedhjeve, në 2017 me infiltrimin e grupeve kriminale, me blerjen e votës, me intimidimin e votuesve, duke vazhduar me ndryshimet e Kushtetutës dhe me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.”

 

Sipas kryerepublikanit, Edi Rama po shkatërron ekonominë dhe të gjitha institucionet që të qeverisë i qetë.

 

“Edi Rama shkatërroi ekonominë shqiptare, shkatërroi institucionet shqiptare, ka shkatërruar pushtetin gjyqësor, shkatërroi Parlamentin, i cili është një Parlament që loz tragjedi mbi kurrizin e shqiptarëve, një Parlament qesharak. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, dhe kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese, aferat korruptive të kryeministrit, të qeverisë, të Parlamentit, të institucioneve qëndrore dhe lokale, nuk mund t`i ndalojë askush.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *