Mbrëmja poetike “Medaljoni i hënës” e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Durrës, bëri bashkë në tarracën e Torrës Veneciane shkrimtarin e madh Ismail Kadare dhe aktorë të njohur të skenës.

 

Aktorët Yllka Mujo, Ndricim Xhepa, Olta Daku, Arben Derhemi, Xhelal Tafaj dhe Anila Visha sollën për të pranishmit poezi të zgjedhura të Kadaresë, ndërkohë që e ftuar speciale  ishte edhe  këngëtarja lirike Vikena Kamenica.

 

Në përfundim të mbrëmjes shkrimtari Ismail Kadare  falënderoi organizatorët.

 

ISMAIL KADARE

SHKRIMTAR-Jam shumë shumë i lumtur që jam këtu mes jush!

 

Ideja për këtë mbrëmje poetike ishte e regjisores Driada Dervishi.

 

DRIADA DERVISHI

REGJISORE- E kisha  ëndërr që të zhvilloja një mbrëmje të tillë dhe për  do të mbetet e paharruar, për vetë faktin se kemi Kadarenë këtu prezent.

 

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të sezonit turistik dhe është i dyti që mbahet këtë verë pas restaurimit të Torres veneciane.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *