Subscribe

Pesë qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit dhe 101 persona janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, nga 803 testime të kryera. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë informon se janë shëruar 119 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5139, që nga fillimi i epidemisë. Për të katërtën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID19.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.”

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar positive, 18 në terapi intensive, nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. 

“Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.”


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:


Tiranë           2062
Durrës              527
Shkodër             283
Fier               140
Lezhë 195
Korçë 175
Vlorë 125
Kukës 135
Elbasan          154
Berat    77
Gjirokastër        36
Dibër   52

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *