E shtunë, 24 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 48 minuta më parë
Video · Vendi

“Me libër në dore në çdo ambient”

Tirana është e para që lexon. E kjo ka nisur me kryebashkiakun Veliaj që ka zgjedhur “Kronikë në gur”, si veprën që të gjithë duhet të lexojmë. Muaji i leximit që nisi në një nga galeritë e kryeqytetit do të shtrihet jo vetëm në galeritë e Tiranës, por edhe në baret, lulishtet, parqet, shkolla e bibliotekat e lagjeve. Kjo nismë është vetëm një nga disa aktivitete të Ministrisë së Kulturës që hap dyert e institucioneve dhe hapësirave publike e private për lexime. Nga nesër edhe shtëpia e Kadaresë do të presë shkrimtarë e dashamirës të librit për të përcjellë pak letërsi.

 

Më shumë video

Reklamë