Një “kopshtari” në një fermë kanabisi i ishte dhënë një adresë në Swansea. Atij iu tha të hipte në tren dhe të shkonte në qytet. Bëhet fjalë për shqiptarin Egzon Lusha. Ky i fundit u detyrohej gangsterëve shqiptarë 18 mijë paund për kalimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Shqiptari u arrestua kur oficerët e policisë nga ekipi i krimit të organizuar të Swansea bastisën shtëpinë ku ai punonte dhe jetonte.

Ai u kap duke u përpjekur të fshihej në një dollap në pjesën e pasme të pronës. Më vonë ai i tha policisë se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca në pjesën e pasme të një kamioni dhe më pas iu tha se kishte një borxh ndaj njerëzve që e futën kontrabandë.

Në shtëpi u gjetën katër dhoma, ndërsa hapësira e papafingos ishte shndërruar në dhomë për prodhimin e kanabisit. Një nga dhomat përdorej për banim.

Në shtëpi u gjetën 179 bimë më rritje dhe policia vlerësoi se rendimenti i mundshëm i të korrave mund të arrinte vlerën e 78,000 £. Gjithashtu në shtëpi u konstatuan lidhje të jashtëligjshme të energjisë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *