Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

Parlamenti miraton Kodin Penal, burg për parkimin e dyfishtë, depenalizohet shpifja për gazetarët

28 Janar 09:22

Pas 18 orësh debatesh, në orën 4 të mëngjesit, mazhoranca miratoi me 85 vota pro ndryshimet në Kodin Penal, ndërkohë që opozita votoi kundër.

Socialistët rrëzuan propozimet e demokratës Jorida Tabaku për ndryshimin e Kodit Penal, por edhe propozimet e socialistit Erjon Braçe. Braçe kërkoi ashpërsimin e dënimit për ata që u shesin cigare të miturve, por amendamenti i tij u hodh poshtë nga kolegët socialistë.

45 ndërhyrje në Kodin Penal synojnë masa më të ashpra kundër pastrimit të parave dhe luftës kundër terrorizmit; zjarrvënies apo ndërtimeve pa leje. Mes këtyre ndryshimeve, qeveria ka vendosur edhe dënimin me një vit burg për të gjithë ata që parkojnë dysh. Opozita kritikoi ndërhyrjet në Kodin Penal, duke vënë në dukje se asnjë vend në Bashkimin Evropian nuk denon me burg për parkimin.

“Një ndërhyrje e matur, por domethënëse, bëhet edhe në një fenomen të përditshëm që ka pasoja serioze për jetën e qytetarëve: parkimi në rresht të dytë, i cili trajtohet si vepër penale vetëm në rastet kur pengon seriozisht qarkullimin dhe lëvizjen e mjeteve të emergjencës. Kjo nuk është një qasje ndëshkuese pa kriter, por një vendosje e sigurisë publike dhe jetës së njeriut në plan të parë”, tha Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë.

“Po parkove dysh i thoni shqiptarëve të shkojnë në burg, ama po vodhe apo abuzove me 1.1 mln euro si zv/kryeministrja juaj, ti duhet të vish këtu si numër 2 në karrigen e zv/kryeministres, madje jam i bindur se do vijë sot ta votojë Kodin Penal. Qytetari që parkon dysh duhet të futet në burg me votën e Belinda Ballukut, kurse zv/kryeministrja vjedh 50 mln euro dhe vjen të votojë për ta futur qytetarin në burg”, Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar.

Qeveria ka propozuar edhe depenalizimin e shpifjes për gazetarët, por duke vendosur disa kushte, mes të cilave edhe kushtin që gazetari të jetë i regjistruar. Por PD vuri në dukje se në Shqipëri nuk ka ligj për regjistrimin e gazetarëve, duke kërkuar heqjen e plotë të shpifjes nga Kodi Penal për gazetarët dhe të gjithë qytetarët.

“Ju keni marrë angazhim ta hiqni shpifjen dhe fyerjen nga Kodi Penal ndaj Bashkimit Evropian dhe do vini këtu ku themi ne sot”, tha deputetja Jorida Tabaku.

Ulsi Manja – Kryetar i Komisionit të Ligjeve:
“Me rafte pika mua që po i hedhim hi syve Evropës edhe po i shpëton Jorida Tabaku. Gazetarët janë të regjistruar se paguajnë taksa e tatime.”

Në seancën e së martës, parlamenti miratoi 13 ligje, shumicën prej tyre me 85 vota, ndërkohë që socialistii Erjon Brace nuk mori pjesë në votimin e dy prej tyre.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Kodi Penal Kuvendi Ndryshime

Nga e njëjta kategori

Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

më shumë...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

më shumë...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni 76-vjeçar

më shumë...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve Rusi-BE

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:04

Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja...

11:04

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica...

10:36

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb...

10:10

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin...

9:29

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

8:57

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona...

8:22

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në...

7:38

U konfliktuan me lopata dhe mjete të...

7:36

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin...

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.