Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se javën e ardhshme, më 27 prill, do të hapet blloku i dytë i biznesve, ndërsa theksoi se lehtësimi i masave parandaluese të COVID-19 do të bëhet gradualisht.

Gjatë komunikimit të tij, kreu i qeverisë nënvizoi se është i përgatitur për t’u tërhequr nëse dinamika e përhapjes së Covid-19 ndryshon duke u kthyer në pozicionin fillestar të shpërthimit të pandemisë.

“Të hënë më 27 prill hapet blloku tjetër i bizneseve, me protokolle të caktuara. Duke filluar nga blloku i dytë I bizneseve që do të happen javën e ardhmë, nën mbikëqyejen e Ministrisë së Shëndetësisë, ajo që dua të nënvizoj dhe është e rëndëishmë është se protokollet duhen lexuar dhe zbtuar, pasi hapja vjen me risk dhe natyrisht që ne kemi mjete të rëndësishmë penalizuese, duke pëfshirë edhe masat e reja të Kodit Penal. Kjo është cështje e ndërgjgjes në radhë të parë. Vetëm duke mbrojtur njëri-tjetrin ne do të mund të  hapemi pa marrë rrisqe të mëdha dhe pa I kthyer në të nesërmen në pozicionin fillestar.”

Kryeministri u shpreh se në portalin e-Albania do të afishohet brenda këtyre 24 orëve blloku i bizneseve të lejuara, për të cilat tha se duhet të pajsien me autorizimet përkatëse. Në rast se nuk zbatojnë protokollin e e caktuar, Rama paralajmëroi se do të ndëshkohen me penalitete.

“Hapja në të gjithë botën është një proces gradual dhe askush në botë nuk e di si do të shkojnë gjërat. Nuk është një plan I zakoshmë punë I qeverisë në kushte të zakonshme. Kemi afishuar në e Albania bllokun e bizneseve të lejuara dhe dua t’ju them se të gjitha bizneset e lejuara duhet të marrin autorizimin përkates. Është një prceduarë e thjeshtë, mjafton të jesh në listën e aktiviteteve të lejuara. E gjitha hapja shoqërohet me protokolle. Ne do të kemi protokoll specifik për të gjithë. Cdo aktivitet duhet të ketë protokollin përkatës. Duhet ta zbatojnë pikë për pikë, ose përndryshe penalizohet. Një përpjekje që mund t’ia hedhësh shtetit mund të përfundojë në vdekje. Në faqen e-albania do të publikohen sot, deri nesër, brenda 24 orëve aktivitetet që do të hapen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *