E hënë, 26 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbytet në ujërat greke anija me emigrantë, 5 viktima

Një anije me emigrantë është mbytur gjatë rrugës nga Libia në Kretë.

Siç shkruajnë mediet e huaja, dhjetëra emigrantë rezultojnë të mbytur dhe të paktën 39 persona janë shpëtuar.

Reklamë

Zyrtarët thanë se numri i të vdekurve është pesë, teksa shtojnë se ka të ngjarë të rritet.

“Me kalimin e orëve, shpresat zbehen,” tha njëri nga rojet bregdetare.

Reklamë

Shumica e të mbijetuarve, të gjithë pakistanezë, u transportuan me anije në portin e Chania në Kretë, megjithëse disa u transportuan me helikopter në spitalin e qytetit dhe u shtruan në kujdesin intensiv.

Një deklaratë e lëshuar nga roja bregdetare helene më herët iu referua të mbijetuarve që jepnin “dëshmi kontradiktore të një numri më të madh njerëzish në bordin e varkës, të cilat ende nuk janë konfirmuar”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë