Ashtu sikurse u paralajmërua, Samiti i Berlinit nuk prodhoi marrëveshje apo vendime, por i shërbeu diskutimit të problemeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në fokus të bisedimeve ishin marrdhëniet Prishtinë- Beograd dhe mundësitë për të shtruar sërish rrugën e dialogut dhe zgjidhjes së problemeve mes dy vendeve.

Pavarësisht vullnetit të mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet në një tryezë të përbashkët, presidenti I Kosovës Hashim Thaci ka shprehur zhgënjimin e tij sa i takon qëndrimit që kanë mbajtur shtetet anëtare të BE kundrejt Kosovës.

Në një postim në rrjetin social facebook, Thaci ka bërë të ditur se situata është e pashpresë dhe është e domosdoshme ndërhyrja e SHBA.

 

Më herët, në një konferencë të përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron , Merkel tha se vazhdimësia e dialogut Kosovë Serbi mbart një rëndësi të vecantë për stabilitetin e rajonit në tërësi.

 

“Në mbrëmje do të diskutojmë se si mund ta gjejmë një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë. Ideja jonë është që të shohim se si të pajtohemi për t’i lehtësuar e jo vështirësuar gjerat. Nuk do të ketë ndonjë vendim sonte por vetëm diskutime”.

 

Ndërsa presidenti Macron thekoi se takimi I sotëm do t’I shërbejë zgjidhjes së cështjeve të ndërlikuara që karakterizojnë marrdhëniet në rajon.

 

 “Çështja kryesore e diskutimit do të jetë Kosova dhe Serbia. Duam që të vazhdojnë dialogun. Nuk duam të imponojmë zgjidhje për Kosovën e Serbinë. Shpresojmë që të mos ketë pengesa në gjetjen e një zgjidhje dhe të mos ketë vështirësi të reja. Ku ka tensione, duam t’i adresojmë”.

 

Nderkohe duket se SHBA ka treguar interes te vecante per samitin. Presidenti thaci dhe kryeministri haradinaj u takuan me ambasadorin amerikan Ricard Grenell.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *