Subscribe

Pas paraqitjes se argumenteve te Prokurorisë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ka dëgjuar ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri. Linja e mbrojtjes se deputetit socialist ishte e qarte, organi i akuzës nuk ka asnjë prove qe legjitimon arrestimin e tij.

 

“Unë dua prova, une nuk mund te arrestohem pse dy banditë thonë qe unë marr 5 milionë euro.”

 

Ne ketë mbledhje te vetmit qe bene pyetje ishin anëtaret e Partisë Demokratike, te cilët tashme janë pozicionuar pro kërkesës se Prokurorisë.

 

Por Prokuroria këmbënguli se ekzistojnë te gjitha faktet e nevojshme qe lidhin ish-ministrin e brendshëm me bandën Habilaj, duke argumentuar legjitimitetin e kërkesës se tyre për t’i hequr imunitetin Saimir Tahirit.

 

Ne fillim te mbledhjes, 3 prokuroret paraqiten prova te reja kundër Tahirit pa praninë e medias, me qellim per te ruajtur sekretin hetimor. Por pavarësisht këtyre provave te reja, Tahiri theksoi se Prokuroria nuk ka baze per te kërkuar arrestimin.

 

Ashtu si dhe dje, përgjatë kohës qe zhvillohej Këshilli, mbështetës te Tahirit qëndruan jashtë ambienteve te kryesisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *