Bilanci i viktimave nga koronavirusi po rritet dita në ditë. Sipas “Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve”, regjistrohen mbi 95 mijë raste në të gjithë botën.

 

Numri i personave që kanë humbur jetën nga virusi i rrezikshëm ka shkuar në 3.286.  Nga të cilët 3 mijë shënohen në Kinë, ndjekur nga Irani dhe Italia.

 

Ndërkohë, në Los Angeles është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa në Gjermani, ministri i Shëndetësisë foli për herë të parë për një pandemi globale.

 

Mediat italiane shkruajnë se ka debate lidhur me atë që ka publikuar CNN, e cila tregoi një hartë të infeksionit koronavirus me Italinë në qendër, duke e përcaktuar si vendi ku ka shpërthyer virusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *