Spanja ka shënuar 229 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Në total numri i të vdekurve ka arritur në 26.299.

Autoritetet kanë raportuar 1095 raste të reja të konfimruara me COVID-19. Për pasojë, numri i përgjithshëm i personave të prekur ka shkuar në 222.857.

Ndërkohë, Parlamenti vendosi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në 24 maj.

Sektori më i goditur në Spanjë është ai i shërbimeve, duke zënë 219,128 kërkesa të reja për papunësi, një rritje prej 8.76% nga muaji mars.

Rritja më e madhe e papunësisë është regjistruar në Katalonja, Madridi dhe Valencia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *