Subscribe

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për gjyqtarin Luan Daci.

Në mbyllje të seancës, avokatët mbrojtës të anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, deklaruan se nuk ka asnje vepër penale.

Luan Daci akuzohet se në formularin e deklarimit ka fshehur shkarkimin nga detyra për paaftësi në vitin 1997.

Sipas palës mbrojtëse Luan Daci, gjyqtari në shkallën e fundit të vetingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, institucioni i cila ka në dorë fatin e prokurorëve dhe gjygjtarëve, nuk e kishte detyrim deklarimin e kësaj të dhëne.

SPAK e akuzon për falsifikim të dokumenteve Luan Dacin. Denoncimi per anetarin e kolegjit u be nga ish prokurorja Antoneta Sevdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *