Kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe numri dy i PS-së, Taulant Balla ndodhen në Arabinë Saudie, ku janë takuar me Drejtorin e Fondit Saudit për Zhvillimin, Khaled bin Sulaiman Alkhudairy.

 

Ruçi theksoi se brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale do të hyjë në një banesë të re, ndërsa shtoi se procesi i rindërtimit është sfida dhe angazhimi kryesor i qeverisë.

 

“Po ashtu deri në gjysmën e parë të vitit, duhet të kemi ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja. Kemi më shumë se 14 mijë familje që duhet t’i rikthejmë në shtëpitë e tyre të reja. Po ashtu kemi shumë shkolla, kopshte, spitale, qendra shëndetësore të dala jashtë funksioni, të cilat duhet të rindërtohen. Ne jemi të angazhuar që në sezonin e ri shkollor 2020-2021, fëmijët e shkollave të rrënuara, duhet ta nisin mësimin në shkolla të reja”, tha Ruçi.

 

Ndërkohë, drejtori i Fondit Saudit u shpreh se do të miratojnë çdo projekt që do të propozohet nga qeveria shqiptare.

 

“Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Kryeministrin Rama dhe me qeverinë shqiptare, si partnerë shumë të besueshëm e që çdo financim nga ana jonë ka garancinë e duhur në seriozitetin e treguar nga qeveria juaj. Prandaj ne kemi vendosur të miratojmë çdo projekt që do të propozohet nga ana juaj”, deklaroi Khaled bin Sulaiman Alkhudairy. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *