E premte, 23 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Mbërrin në Vlorë anija speciale, dy gjeneratorë do të prodhojnë energji

Ka mbërritur në Porin e Vlorës mëngjesin e kësaj të premteje anija me dy gjeneratorë që do të prodhojë energji elektrike.

 

Reklamë

Mjeti lundrues u ankorua në terminalin Vlora-1, ku bëri të mundur shkarkimin e dy anijeve gjeneratorë të marrë me qera nga qeveria, të cilët do të plotësojnë një pjesë të nevojave energjetike në vend.

 

Reklamë

Dy anijet gjeneratorë të ardhura nga Bangladeshi, pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji.

 

Pritet qe puna per prodhimin e energjise te nise zyrtarisht ne muajin nentor.

 

Marrëveshja për ardhjen e tyre u nënshkrua me mbështetje të SHBA-së me një afat 2-vjeçar.

 

Ndërkohë opozita ka akuzuar qeverinë se kostoja do jetë mbi 700 milionë euro, ndërsa dëmi në mjedis do të jetë i parikuperueshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë