Ka mbërritur në portin e Durrësit kroçera e parë për këtë vit duke hapur sezonin turistik për vitin 2019. Kroçera “La belle de l’adriatique” mbërriti mëngjesin e së martës. Ajo ka sjellë 134 turistë francezë. Një pjesë e turistëve të huaj kanë planifikuar që përveç qendrave arkeologjike dhe historike të Durrësit, të vizitojnë edhe qytetin e Tiranës.

 

Kroçera me gjatësi 111 metra dhe me flamur belg do të ankorohet në Durrës edhe shtatë të shtuna të tjera radhazi. Ky është viti i tretë i lundrimit të kroçerës “La belle de l’adriatique” drejt Durrësit. Deri tani autoriteti portual ka marrë njoftim për mbërritjen e 25 kroçerave dhe velierave turistike, të cilat do ta vizitojnë portin e Durrësit nga muaji shkurt deri në nëntor të këtij viti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *