Subscribe

Kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca nuk do të presë opinionin e Komisionit të Venecias për t’u shprehur për dekretin e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor.

 

Rama u shpreh në “Twitter” se kur opinioni të mbërrijë, Parlamenti do të mblidhet sërish për t’u rishprehur. Por deri atëherë, sipas shefit të qeverisë, nuk mund të humbet kohë për organizimin e zgjedhjeve.

 

“Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË! Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *