Subscribe

Ethet e maturës shtetërore kanë filluar. Nxënës të shkollës së mesme “Sinan Tafaj” në kryeqytet tregojnë se ndihen në ankth përpara testimit të njohurive të tyre, ndërsa pohojnë se kanë punuar shumë që të kompensojnë çdo mangësi të krijuar nga mësimi online dhe pandemia për të kapur degët e tyre të preferuara.

Nga 176 maturantë në këtë gjimnaz rreth 60% e tyre preferojnë si lëndë me zgjedhje ekonominë, të ndjekur nga biologjia, fizika e qytetaria; të dhëna këto që tregojnë se qasjet e nxënësve në “Sinan Tafaj” janë kryesisht drejt shkencave ekzakte.

 

“Është kryesore që të përmirësoj anën psikologjike sepse të qenit gjysmë optimist është gjysma e punës për të qenë i suksesshëm. Synoj inxinierinë e ndërtimit, arkitekturën dhe financën. Janë shkenca ekzakte, aty jam më i prirur pasi matematika është lënda që preferoj më shumë.
Shkencat ekzakte janë ato ku arrij potencialin tim maksimal, ka të bëjë edhe me degët që dua të zgjedh për të ardhmen që mund të jenë mjekësia ose inxhinieritë.”- tha një maturant.

 

Ndonëse kanë punuar me mësuesit e tyre apo individualisht, ndjekjen e kurseve private shpesh e kanë parë të nevojshme.

 

“Unë vazhdoj një kurs privat në matematikë, edhe pse lënda është e zhvilluar në mënyrë shumë të mirë është zgjedhje personale që unë të ndihem më shumë e përgatitur. Në vit të dytë ja future në kurs matematike sepse temat që morëm online kanë qenë shumë të vështira dhe e kam pasur të nevojshme.”- u shpreh një tjetër maturant.

 

Mes privatit dhe shtetit maturantët e gjimnazit “Sinan Tafaj” preferojnë vazhdimin e studimeve në universitete shtetërore, pasi sipas tyre nuk ka ndonjë ndryshim madhor mes kurrikulave.

 

“Unë mendoj që shtet se të dyja kanë të njëtën kurrikul por edhe ka më shumë punë për të bërë. Shtetërori ofron mjaft kushte në një krahasim të shtetit me privatit.”- tha maturanti.

 

Sipas mësimdhënësve të kësaj shkolle, nxënësit janë gati për maturën shtetërore të vitit 2022, por mësuesja Oli Minga nënvizon se shkëputja nga telefoni dhe teknologjia gjatë orëve të provimit do jetë sfidë më vete.

“Nuk është se ka ndonjë gjë të paqartë, thjesht është divorci me celularin që do jetë pak i vësthirë për atë ditë. Duket sikur nuk e marrin dot seriozisht këtë pjesë, nuk e lënë celularin në shtëpi për të paktën një ditë. “- tha Oli Minga, mësuese e gjuhës angleze në gjimanzin “Sinan Tafaj”.

 

“Unë mendoj se janë tërësist gati pavarësisht pandemisë, ndihen gati sepse kemi punuar fort në klasë, janë nxënës shumë bashkëpunues. Përveç klasës vazhdimisht përpiqemi edhe online me gjëra që kanë nevojë dhe duan.” Tha Klotilda Hoxha, mësuese bio-kimie.

 

Pritshmëritë e nxënësve, por edhe të stafit pedagogjik për maturën shtetërore të ketij viti janë të larta. Provimi i parë është ai i gjuhës angleze më 6 qershor, më pas ai i gjuhes shqipe dhe letërsise më 11 qershor, provimi i matematikes me 17 dhe me datë 24 lënda me zgjedhje.

 

Testi i maturës do të ketë në total 60 pikë, 20 prej të cilave do jenë për pyetje me alternativa ndersa 40 për pyetjet me zhvillim. Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *